Vetura godet këmbësoren në Prishtinë NULL NULL 28.06.2025 09:20 28.06.2025 09:20 Policia e Kosovës, foto ilustruese Një këmbësore është goditur nga një veturë të premten në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa raportohet se e njëjta është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv. “Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare (këmbësore) pasi e njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe e njëjta sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 1 orë më parë
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 6 orë më parë