Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë?

NULL NULL
28.06.2025 08:44
Foto nga Klankosova.tv

Të premten pasdite në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë u raportuar për të shtëna me armë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti pati konfirmuar për Klankosova.tv se nga të shtënat me armë, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Derisa, në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

Sipas njoftimit, plumbat u shkrepën nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër, të cilat pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 8-gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër, të cilat pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.