“Ishte i shtrirë skaj rrugës”, detaje nga vdekja e dyshimtë në Gjilan NULL NULL 28.06.2025 08:55 28.06.2025 08:55 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Të premten, një person në Gjilan, më saktë në rrugën e Prishtinës, është gjetur pa shenja jete. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se viktimën mashkull kosovar pa shenja jete, të shtrirë skaj rrugës, e kishin identifikuar tre dëshmitarë. Të njëjtit, viktimën e kishin dërguar në emergjencën e spitalit. Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Sipas tre dëshmitarëve M.K.SH, të cilët edhe e kanë identifikuar viktimën M.K.SH, derisa ishin me veturë në rrugë, skaj rrugës kanë parë viktimën të shtrirë ne tokë dhe të njëjtin e kanë marrë me veturë dhe e kanë dërguar në Emergjencë”, njofton ndër tjerash Hashani. /Klankosova.tv Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 1 orë më parë
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 6 orë më parë