Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festën e Vidovdanit po e monitorojnë EULEX-i e KFOR-i

NULL NULL
28.06.2025 08:14

Serbët e Kosovës sot shënojnë festën e Vidovdanit, e cila mbahet te Monumenti i Gazimestanit, rreth 10 kilometra larg Prishtinës.

Atje, po marrin pjesë numër i madh i njerëzve, derisa Klan Kosova raporton se deri më tani kanë mbërritur tre autobusë me targa serbe.

Këtë aktivitet po e monitorojnë KFOR-i dhe EULEX-i, krahas Policisë së Kosovës.

Ndryshe, më 10 qershor të vitit të kaluar, Komuna e Graçanicës kishte marrë vendim që kjo festë të shënohet dhe testohet me simbole dhe flamuj të shtetit serb, të cilin e kishte dorëzuar në Ministri të Administrimit të Pushtetit Lokal për vlerësim të ligjshmërisë.

Dy dite më vonë, më 12 qershor, MAPL e kishte përcjellë këtë kërkesë në Ministri të Punëve të Brendshme për vlerësim të ligjshmërisë.

MPB pas vlerësimit të aktit me datë 24.06.2024 ka kthyer përgjigjen në Komunë dhe në MAPL, duke thënë se “28 Qershori (Vidovdani) nuk është e përcaktuar si festë zyrtare apo memoriale në Republikën e Kosovës”, duke vënë në dyshim ligjshmërinë e këtij vendimi komunal:

“Kuvendi i Komunës së Graçanicës, nuk e kishte rishqyrtuar vendimin dhe nuk kishte vepruar sipas kërkesës së MPB-së”.

Kështu, më 31 korrik të 2024-tës, MAPL ka paditur Komunën e Graçanicës duke kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Administrativ, që të anulojë vendimin e komunës në fjalë.

Kësaj gjykate iu deshën 11 muaj që të marrë vendim për këtë rast. /klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.