Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktivizohen sirenat në Izrael – IDF thotë se raketa është lëshuar nga Jemeni

NULL NULL
28.06.2025 08:01
Smoke billows after Israel struck a power station and Sanaa International Airport, in Sanaa, Yemen May 6, 2025. REUTERS/Khaled Abdullah

Ushtria izraelite tha se zbuloi një raketë të lëshuar nga Jemeni herët të shtunën, predha e parë që ka aktivizuar sirenat në vend që nga një armëpushim i arritur midis Izraelit dhe Iranit gati një javë më parë.

Nuk ka pasur raportime për goditje, lëndime apo dëme, sipas shërbimit të emergjencës së Izraelit, Magen David Adom, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Rebelët Huthi me bazë në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë qëlluar rregullisht me raketa Izraelin që kur filloi lufta e tij në Gaza në tetor 2023.

“Sirenat u dëgjuan në përputhje me protokollin”, tha IDF në një deklaratë.

Paralajmërimet e lëshuara nga Komanda e Frontit të Brendshëm e IDF-së u lëshuan për disa zona në jug të Jerusalemit, përfshirë pranë Detit të Vdekur. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.