Baraliu: Qytetarët janë lodhur, e kanë humbur besimin – shpresoj sot liderët të gjejnë zgjidhje NULL NULL 28.06.2025 07:48 28.06.2025 07:48 Profesori universitar, Mazllum Baraliu, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e kuvendit, ka thënë se është momenti i fundit që partitë politike t’i japin fund “lojës teatrale”. Sipas Baraliut, nëse deputetët nuk e kuptojnë mesazhin e Kushtetueses, “nuk mendojnë të jetojnë në këtë vend më”. Ai shton se situata me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës “ka kaluar çdo kufi”. “Përgjegjësia edhe vet Gjykata Kushtetuese ka përveç kompetentes juridike ka edhe atë politike në vendimet e saja. Pra përgjegjësia është politike, ekzistojnë nenet e parapara që thjeshtë të ndëshkohet politikisht shkelja, sepse ne kemi pas edhe më herët shkelje të Kushtetutës por nuk ka shkuar në burg, sepse kjo nuk është kjo drejtësi penale”, tha Baraliu. Tutje, ai tha se shpreson që sot partitë politike në takimin e thirrur nga ora 16:00 nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të dalin me një qëndrim të përbashkët dhe ta gjejnë një zgjidhje. Baraliu: Nëse nuk zbatohet aktgjykimi i Kushtetueses, pasojat janë të pariparueshme *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 5 orë më parë
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 7 orë më parë