Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklisti dhe një biçiklisti NULL NULL 27.06.2025 22:27 27.06.2025 22:27 Policia e Kosovës Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes një motoçiklete dhe një biçiklete. Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë. I njëjti tha se të lënduarit po marrin tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. “Sot rreth orës 21:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën ‘ Bekim Berisha Abeja’ në Pejë”. “Në këtë aksident ishin të involvuara një motoçikletë dhe një biçikletë, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 27/06/2025