Ambasada e ShBA-së në Tiranë feston 249-vjetorin e Pavarësisë NULL NULL 27.06.2025 21:33 27.06.2025 21:33 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se sot kanë festuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës. Në njoftimin e ambasadës thuhet se festa u bë me aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. “Duke nderuar liritë tona dhe heronjtë që luftojnë për to, festuam gjithashtu 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara — degët e para të ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Ambasada amerikane falënderoi të ftuarit që iu bashkuan për ta festuar këtë ditë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Evropa përfshihet nga valët e të nxehtit dhe zjarret, ndërsa temperaturat kalojnë 40°C në disa vende 27/06/2025
Kosova Baraliu: Nëse nuk zbatohet aktgjykimi i Kushtetueses, pasojat janë të pariparueshme 27/06/2025