18 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri, helikopteri merr ujë nga deti për shuarjen e flakëve në Sarandë NULL NULL 27.06.2025 17:51 27.06.2025 17:51 Foto: TCh Në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki. Top Channel shkruan se zjarret shpërthyen në Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikësese dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Poashtu, në një video të TCh-së shihet se një helikopter po merrte ujë nga deti për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit pranë Qafë Gjashtës në Sarandë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Evropa përfshihet nga valët e të nxehtit dhe zjarret, ndërsa temperaturat kalojnë 40°C në disa vende 27/06/2025
Kosova Baraliu: Nëse nuk zbatohet aktgjykimi i Kushtetueses, pasojat janë të pariparueshme 27/06/2025