Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, KEDS: Katër shtylla të hekurta u rrëzuan në Viti NULL NULL 27.06.2025 17:30 27.06.2025 17:30 Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë – KEDS, ka njoftuar se janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të vendit. KEDS-i tha se janë dëmtuar disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë ku katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti. “Katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë aty dhe në fshatrat përreth”. “KEDS informon konsumatorët e prekur në këtë rajon se, edhe pse riparimi i këtyre shtyllave të konstruksionit të hekurt merr kohë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e e ditur se janë angazhuar ekipe shtesë me qëllim që t’u rikthehet furnizimi me energji. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 27/06/2025