MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave NULL NULL 27.06.2025 16:17 27.06.2025 16:17 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka dhënë detaje për organizimin e Testit të Arritshëmrisë për klasat e nënta. Në njoftimin e lëshuar thuhet se testi në fjalë është mbajtur në 172 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1,549 salla testimi. “Në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës, ndërsa sipas raporteve të komisioneve mbikëqyrëse, testi ka filluar me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara”. “Për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi. Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do të publikohen më 07.07.2025”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 5 orë më parë