Berisha: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore NULL NULL 27.06.2025 16:04 27.06.2025 16:04 Kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vazhduar akuzat lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke pretenduar manipulim të gjerë përmes zëvendësimit dhe mbushjes së kutive të votimit. Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se gjatë verifikimeve të materialeve zgjedhore janë evidentuar shkelje të rënda procedurale dhe mospërputhje të dhënash në një sërë qendrash votimi në Tiranë. “Këto qendra votimi ngjallin dyshime të forta se përveç Trenit Bullgar, është përdorur edhe mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit me kuti të tjera,” deklaroi Berisha. Ai solli në vëmendje disa raste konkrete, për të cilat pretendon se faktojnë manipulimet e kryera./Euronews.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Amerika i lavdëron pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës që ia shpëtuan jetën një gruaje sot 29 minuta më parë