KGjK shqyrton pezullimin e punës për shkak të temperaturave të larta në Pallatin e Drejtësisë NULL NULL 27.06.2025 14:26 27.06.2025 14:26 Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike më 27 qershor, ka autorizuar kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës, duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit apo reduktimit të punës. Kështu thuhet në një vendim të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”. “Autorizohen kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës (gjendjen me temperaturat e larta) në Pallatin e Drejtësisë dhe, varësisht nga vlerësimi, të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësim të gjendjes”, thuhet në vendim, transmeton Klankosova.tv Sipas KGjK-së, pas marrjes së informatave dhe vlerësimeve të bëra lidhur me temperaturat e larta të vazhdueshme në Pallatin e Drejtësisë, dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së të punësuarve, është vendosur që kryetarët e gjykatave të lartpërmendura të ndërmarrin veprime konform këtij vendimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 5 orë më parë