Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) NULL NULL 27.06.2025 13:29 27.06.2025 13:29 Ceremonia e Vidovdanit që do të mbahet të shtunën në Gazimestan, sipas ekspertit të sigurisë Bedri Elezi, vjen në një kontekst më të ndjeshëm dhe të rrezikshëm se vitet e kaluara. Elezi ka listuar tri arsye pse këtë herë situata kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë. “E para është situata globale e sigurisë, e cila është rënduar ndjeshëm. Kemi të bëjmë me defokusim të forcave ndërkombëtare, që janë angazhuar në disa vatra krizash në botë, gjë që mund ta bëjë më të brishtë mbrojtjen në rast të ndonjë incidenti në Kosovë”, ka deklaruar ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Si arsye të dytë, eksperti përmend protestat e fundit në Serbi, të cilat, sipas tij, mund të shfrytëzohen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për të provokuar tensione edhe në Kosovë, përmes “satelitëve të tij brenda territorit kosovar”. “Ka potencial real që Vuçiq, përmes lidhjeve të tij me grupe brenda Kosovës, të tentojë të organizojë ndonjë aktivitet të dhunshëm, që më pas ta përdorë për të devijuar vëmendjen nga krizat në Serbi”, ka shtuar Elezi. Faktori i tretë që ai e cilëson shqetësues lidhet me vendimin e Gjykatës. “Për dallim nga e kaluara, tash kemi një rrezik që ndonjë vendim i Gjykatës mund të përdoret si justifikim për ndonjë veprim të dhunshëm”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 5 orë më parë