Publikohet sezoni i tretë i “Squid Game”! NULL NULL 27.06.2025 13:07 27.06.2025 13:07 Pas suksesit global që nga debutimi i tij në vitin 2021, seriali korean “Squid Game” rikthehet me sezonin e tretë dhe të fundit, i cili u publikua sot, më 27 qershor, në platformën Netflix. Të gjitha gjashtë episodet janë tashmë të disponueshme për shikuesit anembanë botës, duke i dhënë fund një prej sagave më të ndjekura dhe të diskutueshme në historinë e televizionit modern. Ky sezon përmbyll udhëtimin dramatik të protagonistit Seong Gi-hun dhe përballjen e tij përfundimtare me organizatorët e lojës vdekjeprurëse. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.