Ftesa e Kurtit për takim? Haradinaj tregon a do marrë pjesë NULL NULL 27.06.2025 11:25 27.06.2025 11:25 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është përgjigjur lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një takim të përbashkët që pritet të mbahet të shtunën. Haradinaj ka deklaruar se AAK tashmë ka shprehur qëndrimet e saj për situatën aktuale dhe se nëse VV-ja ka votën është e drejtë e tyre politike, njofton Klankosova.tv. “Ne i kemi dhënë ato mendimet tona se si mundemi me dalë nga gjendja. Nëse e ka VV votën, është e drejtë e tyre politike, nëse ju duhet e e jona, ne i kemi ato sugjerimet tona dhe i kemi thënë publikisht, nuk është veç votë kundër, është dëshira jonë për votë”, tha Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 2 orë më parë