Deklaratat se Dehari e fshehu “votimin e fshehtësisë”, Konjufca: Lexues të dobët NULL NULL 27.06.2025 10:34 27.06.2025 10:34 Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore në propozimin për votim të fshehtë për kryetar të Kuvendit. Ai këtë e tha në një konferencë për media, të mbajtur së bashku me kandidaten e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, një ditë pas vendimit të Kushtetueses, njofton Klankosova.tv. “Përmes propozimit për kryetar të fshehtë, Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur asnjë shkelje sa i përket votimit të fshehtë. Të gjithë ata që thonë se Avni Dehari e ka fshehur votimin për votim të fshehtë, unë mendoj se janë lexues të dobët, ose s’e kanë lexuar vendimin fare, ose e lexojnë gabimisht, ose e interpretojnë qëllimisht keq”, tha ai. Vendimi i Gjykatës detyron deputetët që të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit jo më vonë se 30 ditë nga konstituimi i tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 15 minuta më parë