3–6 vjet burg! Çka i pret deputetët nëse nuk e konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve? (VIDEO) NULL NULL 27.06.2025 08:04 27.06.2025 08:04 Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë dje vendimin që i obligon subjektet politike ta përmbushin detyrimin kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës brenda 30 ditëve. Në një intervistë mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se nëse ky detyrim nuk përmbushet brenda afatit të përcaktuar, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës nga ana e të gjithë deputetëve. “Nëse nuk bëhet atëherë aty sigurohet se është shkelur Kushtetuta, dhe Kushtetutën nuk e shkel individi, por institucioni. Këtu shkelet Kushtetuta nga të gjithë deputetët, nga i pari te i fundit”, tha Kryeziu, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizëm për zbatimin e drejtpërdrejtë të vendimeve të saj, por në mënyrë të qartë theksoi se dështimi për të zbatuar vendimin përbën vepër penale. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pengimi apo moszbatimi i obligimeve kushtetuese, siç është konstituimi i Kuvendit, mund të ndëshkohet me burgim prej 3 deri në 6 vjet./Klankosova.tv. Ndiqni deklarimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) 3 orë më parë