Zjarri në Emshir: Çfarë ndodhi dhe çfarë dihet deri tani NULL NULL 27.06.2025 07:03 27.06.2025 07:03 Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së enjtes rreth orës 20:00 në një ndërtesë banimi në lagjen “Emshir” të Prishtinës, duke shkaktuar panik dhe mobilizim të madh të shërbimeve emergjente. Flakët, që fillimisht përfshinë një banesë, shpejt u përhapën edhe në një apartament tjetër në ndërtesën ngjitur, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit për disa orë, njofton Klankosova.tv. Zjarri në Emshir vazhdon, shembet një pjesë që lidh dy ndërtesat (VIDEO) Gazetarja Sala Gashi, që raportoi nga vendi i ngjarjes, tha se zjarri nuk po mund të kontrollohej për një kohë të gjatë dhe se një pjesë lidhëse mes dy objekteve ishte shembur si pasojë e flakëve. Në vendin e ngjarjes dolën ekipe të shumta të zjarrfikësve, policisë dhe KEDS-it. Për të menaxhuar situatën, u sollën edhe më shumë cisterna me ujë. Vazhdon zjarri në ndërtesën në Emshir, flakët nuk po mund të kontrollohen (VIDEO) Si pasojë e incidentit, në të dy ndërtesat u ndërpre furnizimi me energji elektrike. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar. Shkaqet e zjarrit ende mbeten të panjohura, ndërsa policia pritet të dalë me informacione të tjera pasi të përfundojnë hetimet. Lokalizohet zjarri që shpërtheu në banesat e Emshirit (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) 1 orë më parë