Aktgjykimi i Kushtetueses, Cakolli: I “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës NULL NULL 26.06.2025 21:48 26.06.2025 21:48 Gjykata Kushtetuese e Kosovës, i ka obliguar deputetët e Kuvendit që jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e sotme, të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për konstituimin e Kuvendit përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij. Këtë aktgjykim e ka komentuar edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës. Cakolli vlerësoi se ky aktgjykim për krizën në Kuvend adreson disa çështje thelbësore, por nuk ofron zgjidhje të plotë. Ai thekson se aktgjykimi vendos afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit dhe konfirmon se votimi duhet të jetë i hapur, por nuk përcakton pasojat në rast të moszbatimit. “Për disa pika ishte e qartë. Për disa të tjera, jo mjaftueshëm, thënë së buti. Në fund, një vendim që duket sikur “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës. Dhe përtej çdo norme e interpretimi, problemi i vërtetë vazhdon të jetë mungesa e kulturës politike për konsensus dhe kompromise”, deklaroi Cakolli transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.