Leposaviq: Arrestohet një burrë, dyshohet se theri me thikë gruan NULL NULL 26.06.2025 19:53 26.06.2025 19:53 Foto Ilustrim Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vuqë të Leposaviqit. Një burrë është arrestuar nga policia nën dyshimet se kishte therur me thikë gruan me të cilën bashkëjeton. Viktima kishte plagë në dorën e majtë. Rastin u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia. 47 vjeçarja u dërgua në QKMF në Soçanicë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është liruar. Rasti po hetohet edhe nga Prokuroria dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.