Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje

NULL NULL
26.06.2025 15:17

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se Berishaj u intervistua në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij idhur me veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z.Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga Tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, konfirmoi Luta, transmeton Klankosova.tv.

Kjo është konfirmuar edhe nga avokati, Tomë Gashi.

Ai në një postim në Facebook tha se Berishaj dha një “deklaratë sqaruese”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.