Bajrami s’ndalet, tash ia përmend Muratit mikun e Kurtit: Konsultoje Martin Berishajn, se kish ardh për “vizitë” NULL NULL 26.06.2025 15:13 26.06.2025 15:13 Deputetja Hykmete Bajrami sërish i ka reaguar ashpër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, i cili paraprakisht akuzoi LDK-në se pa PDK-në e Listën Serbe “s’vijnë në koalicion”. Pas kësaj deklarate, Bajrami ia përmendi Muratit, Martin Berishajn i cili sot është intervistuar në Prokurorinë Speciale. “Mafia energjetike është elefanti në dhomë – mos u fshih pas PDK-së, Listës Serbe dhe mashtrimeve për koalicione. Qytetarët duan përgjigje, jo prralla. Ti nuk u përgjigje për monopolizimin e linjave të transmetimit të energjisë nga EFT-ja e Vuk Hamoviqit gjatë qeverisjes suaj. Konsultoje mikun e deputetit Kurti, z. Martin Berishajn se sot kish ardhë për ”vizitë” në Prishtinë”, ka shkruar ndër të tjera deputetja, njofton Klankosova.tv. Lexoni më poshtë postimin e saj: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Murati pas aktgjykimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë 2 orë më parë