Hegseth përshëndet arritjen “historike” të Trumpit në NATO NULL NULL 26.06.2025 15:03 26.06.2025 15:03 Pete Hegseth, i cili është kthyer së fundmi nga samiti i NATO-s, është deklaruar për gazetarët në Pentagon. Sipas Sky News, ai tha se ajo që presidenti amerikan, Donald Trump arriti dje në Hagë “ndryshoi lojën” dhe ishte “historike”, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera, sekretari i mbrojtjes i ShBA-së tha se Trumpi arriti një “ndryshim në ndarjen e barrës”. “Ai tha se NATO duhet të paguajë. Ata filluan në mandatin e parë dhe këtu në mandatin e tij të dytë, ne e kemi përshpejtuar këtë”, shton ai. Nëse nuk e dini, anëtarët e NATO-s ranë dakord për një objektiv shpenzimesh prej 5% të PBB-së për mbrojtje, siguri dhe qëndrueshmëri dje në Hagë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sllovenia lëshon paralajmërim për një stuhi shumë të fortë – e njëjta veçse goditi Austrinë 26/06/2025
Kosova Aktgjykimi i Kushtetuesës, Kadrijaj: E kemi mirëpritur, janë dhënë disa zgjidhje, sqarime e përgjigje (VIDEO) 26/06/2025