Dhoma e Tregtisë reagon përsëri për mosregjistrimin e automjeteve NULL NULL 26.06.2025 14:29 26.06.2025 14:29 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka shprehur shqetësimin e thellë me situatën e krijuar sa i përket regjistrimit të automjeteve. Kjo dhomë thekson në një njoftim se që nga ditët e para kur bizneset hasën në pengesa për të kryer procesin e regjistrimit, Dhoma është angazhuar për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje. “Në takimin që kemi mbajtur me zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe Policisë, nga kjo e fundit jemi njoftuar që ata kanë pezulluar përkohësisht gjobat e trafikut për bizneset, vetëm në rastet kur rastet kur vozitësit e automjeteve nuk janë identifikuar, përderisa gjobat e bizneseve në rastet kur vozitësit janë identifikuar, mbeten në fuqi deri në zgjidhjen e kësaj çështje”. ” Zyrtarë të Dhomës kanë kërkuar që ky pezullim të aplikohet për të gjitha llojet e gjobave të bizneseve deri në gjetjen e një zgjidhje të drejtë dhe të përballueshme. Dhoma është jashtëzakonisht e shqetësuar me qasjen që institucionet përgjegjëse kanë zgjedhur të veprojnë karshi kësaj situate, duke bllokuar të gjithë flotën e automjeteve të një biznesi dhe jo automjeti, i cili është gjobitur. Kjo po pamundëson regjistrimin e të gjitha mjeteve të tjera që nuk kanë asnjë detyrim të papaguar. ” Për ne mbetet e paqartë pse ky nen (Neni 89, paragrafi 4), nuk u aplikua nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, (Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor) në muajin mars 2024, por tani”, thuhet në njoftimin e kësaj dhome. transmeton Klankosova.tv. DhTIK u bënë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të reflektojnë dhe të angazhohen në zgjidhjen e kësaj bllokade, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Murati pas aktgjykimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë 2 orë më parë