Detaje të reja nga vrasja e të riut shqiptar në Itali (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 14:16 26.06.2025 14:16 Foto nga mediat italiane Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në Floria të Italisë të dielën mbrëma. Sipas raportimeve, ai u vra nga një sipërmarrës italian, pasi viktima dhe dy shqiptarë të tjerë dyshohet se tentuan ta grabisnin vilën e tij, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin, në emisionin “Kosova Today”, ka dhënë detaje të reja Alba Kepi, transmeton Klankosova.tv. “Gjëja ka ndodhur rreth orës 22:00 të së dielës së shkuar, kur tre grbaitës shqiptarë kanë hyrë në vilën e sipërmarrësit italian, me emrin Aurelio Valiante, 58 vjeç. Sipas deklaratës së tij, ai ka dëgjuar zhurmë, ka zbritur nga kati i sipërm në katin e parë të vilës, dhe aty ka marr një pushkë të cilën ai e mbajte me leje, dhe ka qëlluar fillimisht vetëm për të trembur grabitësit. Sipas rrëfimit të tij, tre grabitësit kanë arritur ta marrin një pistoletë që ai e mbante të fshehur në kasafortë, dhe aty ka nisur një shkëmbim zjarri mes tij dhe grabitësve. Sipas tij, ai ka qëlluar për vdekje 25-vjeçarin shqiptar, R.R. Më pas dy prej grabitësve, 28-vjeçari që është plagosur dhe po trajtohet në spital, tjetri shqiptar është ende në kërkim. Në vilë ka mbetur fatkeqësisht viktima. Më pas, trupi i tij është marr dhe fshehur nga sipërmarrësi italian”, u shpreh Kepi. Ajo shtoi se 28-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu Kepi shtoi se të tre shqiptarët kishin grabitur një vilë tjetër, para se të vazhdonin për të vila e sipërmarrësit italian, A.V. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila: Kushtetuesja tha se konstituimi është detyrim – koha e mospjesëmarrjes në votim mbaroi 32 sekonda më parë
Kosova Abdixhiku komenton vendimin e Kushtetueses: Votim i hapur, konsensus e kompromis 14 minuta më parë