“Rruga e malit”, konfiskon mbi 1 ton mish dhe 275 kg duhan në kufi NULL NULL 26.06.2025 14:19 26.06.2025 14:19 Policia Kufitare ka goditur tri raste të kontrabandës me mallra në fshatin Korminjan të Ranillugës, si pjesë e planit operativ “Rruga e malit 3”. Brenda dy ditësh, janë konfiskuar mbi 1 ton mish të papërpunuar dhe 275 kilogramë duhan pa banderolë, njofton Klankosova.tv. Sipas një njoftimi të policisë, më 24 qershor, një automjet u ndalua me 275 kg duhan në qese najloni, ndërsa më 25 qershor, dy automjete, një me targa të Serbisë dhe tjetri pa targa, u kapën me mish të bluar, virshlle dhe birra, të transportuara në kushte të rrezikshme për shëndetin publik. E gjithë sasia e mallrave dhe automjetet u dorëzuan në Doganën e Kosovës në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Për mishin është njoftuar edhe inspektori i AUV-it. Policia thotë se aksioni synon të godasë kontrabandën dhe të parandalojë rreziqet për qytetarët, sidomos gjatë muajve të verës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Murati pas aktgjykimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë 2 orë më parë