Bajrami i reagon Muratit, ia kujton bisedat e Kusari-Lilës: “Allo Brate” me Listën Serbe NULL NULL 26.06.2025 13:47 26.06.2025 13:47 Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit i cili së fundmi përmes një postimi në Facebook tha se LDK, PDK dhe AAK ende presin të bashkëpunojnë me Listën Serbe. Me këtë rast, Bajrami ia ka kujtuar VV-së incizimet e Mimoza Kusari-Lilës, dhe tha se kjo parti ka pasur shansin për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, raporton Klankosova.tv. Sipas deputetes Bajrami, të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë. “Shihni hipokrizinë e Hekuran Muratit. I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njerës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë”. Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen inqizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate”. “Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë. Tregona Hekuran, si ndodhi që në qeverinë tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi të gjitha linjat e transmetimit të energjisë: Mal i Zi – Kosovë, Maqedoni e Veriut – Kosovë, dhe anasjelltas Dhe si ka mundësi që Kosova ka paguar deri në 798.32 Euro për transportin e vetëm një MWh energji elektrike? The floor is yours, “patriot”, ka shkruar deputetja, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Murati pas aktgjykimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë 2 orë më parë