Tentuan të vidhnin në një shtëpi, tre në paraburgim – një në arrest shtëpie NULL NULL 26.06.2025 12:58 26.06.2025 12:58 Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar se janë ndërmarrë masa të mëtejshme procedurale ndaj katër personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”, e raportuar më 21 qershor 2025. Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ndaj tre të dyshuarve: V.I. (1998), M.H. (1995) dhe A.S. (2000) është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa i dyshuari i katërt, Z.B. (2005), është vendosur në arrest shtëpiak. ”Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave ligjore, identifikimin dhe hetimin e veprave penale, si dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. Tentuan të vidhnin në një shtëpi, arrestohen tre persona në Mitrovicë të veriut *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë 20 minuta më parë
Kosova Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë (VIDEO) 2 orë më parë