Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kumbulla zgjedh qëndrimin te Roma

NULL NULL
26.06.2025 11:44

Pavarësisht interesimit nga disa klube, përfshirë një ofertë serioze nga Hellas Verona, Marash Kumbulla ka marrë vendimin të qëndrojë te Roma edhe për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është i përkushtuar të bindë trajnerin e ri të verdhekuqve, Gian Piero Gasperini, për t’u bërë pjesë e planeve të tij për sezonin 2025/26.

Pas një huazimi të suksesshëm në La Liga me Espanyolin,  ku 25-vjeçari realizoi edhe tri gola,  Kumbulla duket i vendosur të luftojë për vendin e tij në skuadrën kryeqytetase.

Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2027, ndërsa vlera e tij aktuale në “Transfermarkt” është 7.5 milionë euro.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.