Deklarata e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë trajtohet sot në “Kosova today” NULL NULL 26.06.2025 11:23 26.06.2025 11:23 Sot në emisionin “Kosova today” do të trajtohen një sërë temash. Në pjesën e parë do të diskutohet për deklaratën e Donald Trumpit i cili së fundmi ka thënë: “Ndalëm Serbinë që ishte gati të vepronte”. Për këtë temë flasin Lutfi Bilalli, Fatjon Softa dhe Artur Meçollari. “Trump shkon në Iran/Ayatollahu ende nuk e ka pranuar armëpushimin Iran-Izrael”, është tema tjetër e cila do të trajtohet me Emanuella Durmishin, Sokol Brahajn dhe Adrian Zeqirin. Në edicionin e sotëm poashtu do të diskutohet për grabitjen e përgjakshme në Itali – “pronari qëllon 3 shqiptarë, një gjendet i vdekur pas tre ditësh”. Për këtë rast flet Alba Kepi. Ndër të tjerash në “Kosova today” do të trajtohet edhe “myslimani i parë në krye të Nju Jorkut”, me Mirlind Behlulin, Sadri Kortoçin e Altin Goxhajn. Poashtu, Aurora Dollenber do të flasë për temperaturat e larta, sa janë të rrezikshme për shëndetin dhe si zakonisht, në emision do të ketë edhe shoëbiz. Për këtë fushë sot flasin Angjeli Dikolli dhe Redjon Shtylla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë 13 minuta më parë
Kosova Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë (VIDEO) 2 orë më parë