Shtëpia e Bardhë ndan videon e vizitës së Trumpit në NATO, me këngën “Baba erdhi në shtëpi” NULL NULL 26.06.2025 11:14 26.06.2025 11:14 Komenti që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve dje – dhe ndoshta argëtoi disa të tjerë, ishte ai i shefi të NATO-s, Mark Rutte, i cili iu referua Donald Trumpit si “baba”. Tani duket se edhe Shtëpia e Bardhë është argëtuar po aq shumë nga komentet. Administrata ka vendosur qartë të argëtohet pak me fjalët duke ndarë një video të vizitës së presidentit në Hagë, e shoqëruar me këngën “Hey Daddy” nga artisti amerikan Usher, transmeton Klankosova.tv. Pra, çfarë u tha në samitin e NATO-s? I pyetur për luftën e Izraelit dhe Iranit dje, Trump i krahasoi të dy kombet me “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”. Ai shtoi: “Lërini të luftojnë për rreth dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh”. Rutte më pas bëri shaka: “Dhe pastaj baba ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër për t’i ndaluar”. 🎶 Daddy’s home… Hey, hey, hey, Daddy. President Donald J. Trump attended the NATO Summit in The Hague, Netherlands. pic.twitter.com/asJb5FD2Ii — The White House (@WhiteHouse) June 26, 2025 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Barnatorja e shiti për 3 muaj barin pa afat, e largoi nga tregu vetëm 1 javë më parë (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit 10 minuta më parë