Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat janë problemet më të mëdha në komunikacionin e Prishtinës? (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2025 10:56
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti në emisionin “Fol me Arin” foli rreth problemeve më të shpeshta që po përballet trafiku në Prishtinë.

Fillimisht u përmenden aksidentet me fatalitet, por edhe ato me lëndime të rënda, transmeton Klankosova.tv.

“Probleme tjera kemi me shumëçka në komunikacion. Në Prishtinë përballemi me mungesë të trotuareve, do të thotë që vërehet çdo kund, vetëm aty ku na ka mbetur nga sistemi komunist kemi trotuar, aty ku na është lënë neve në dorë, e kemi shkatërruar”, u shpreh fillimisht ai.

Ai shton se ka mungesë të parkingjeve, e që për këtë veprim ‘uzurpojnë’ trotuaret.

“Tjetër është shpejtësia e madhe, po ashtu dhe përdorimi i telefonave celularë”, shton Ahmeti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.