Rekord dështimesh, seriali parlamentar vazhdon nesër NULL NULL 26.06.2025 10:10 26.06.2025 10:10 Seriali “Kuvendi i Kosovës” do të vazhdojë edhe të premten. Nesër nga ora 11:00 do të regjistrohet epizodi i 38-të në përpjekje për ta funksionalizuar parlamentin, njofton Klankosova.tv. Seanca paraprake, që u mbajt të mërkurën, më 25 qershor, zgjati si zakonisht mbi 2 minuta. Dështimet rekorde të seancave po ndodhin shkaku se deputetët e zgjedhur nuk po e votojnë komisionin rreth votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës. Për këtë pozitë, Lëvizja Vetëvendosje assesi nuk po heq dorë nga kandidimi i Albulena Haxhiut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.