Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kurrë s’ka qenë më afër që të përdoren armët nukleare”, Ibishi: Bota po frikësohet (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2025 08:42
Ismet Ibishi, ish-kolonel i forcave ushtarake

Cilat janë armët më të sofistikuara në të cilat po investojnë fuqitë e mëdha?

Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë” ka diskutuar ish-koloneli i forcave ushtarake, Ismet Ibishi, njëherësh dhe ish-ministër.

“Kryesisht, gjithmonë, bota ka pasur frikën që nga Hiroshima dhe Nagasaki nga armët nukleare, të cilat edhe sot, pas sa e sa dekadave lindin fëmijë me pasoja, që do të thotë është një armë e cila me të drejtë, e gjithë popullata e rruzullit tokësor e ka një shqetësim të madh, pasi asnjëherë s’ka qenë rreziku më i madh që këto armë të përdoren prapë”, u shpreh Ibishi.

Ai shton se kurrë nuk ka qenë më afër që armët bërthamore të përdoren prapë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, armët nukleare e posedojnë shumë shtete, dhe siç thekson ai, vetëm njëri prej tyre mjafton ta përdorë për t’i përdorur të gjithë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.