Shpërthim i fuqishëm në Napoli, një i vdekur dhe katër të plagosur NULL NULL 26.06.2025 08:07 26.06.2025 08:07 Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në Napoli, në rrugën Via Peppino De Filippo, mbrëmjen e së mërkurës. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një depo bombolash gazi, e cila ndodhej brenda një dhome të përdorur nga një restorant. Nga ngjarja humbi jetën një 57 vjeçar, i cili fillimisht ishte raportuar si i zhdukur. Katër persona të tjerë u plagosën, përfshirë një grua në gjendje të rëndë shëndetësore, raportojnë mediat italiane, transmeton Klankosova.tv. Shpërthimi përfshiu dy apartamentet e para të ndërtesës, duke shkaktuar dëme serioze strukturore. Karabinierët dhe zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendin e ngjarjes për të siguruar zonën dhe për të evakuuar banorët. Lidhur me incidentin, kryetari i bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe theksoi rëndësinë e hetimit për përcaktimin e përgjegjësive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kamioneta përfshihet nga zjarri në Davidoc të Shtimës, dëmtohet edhe një Mercedes 28 minuta më parë
Lajme Policia me kontrolle në bregdetin e Kavajës, sekuestrohen mbi 69 komplete me çadra dhe shezlongë 50 minuta më parë