PDK dhe VV në koalicion? (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 07:01 26.06.2025 07:01 Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës janë deklaruar lidhur me një mundësi koalicioni me partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizjen Vetëvendosje. Enver Hoxhaj, mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tha se e mbështet një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithëse, i njëjti nuk komentoi nëse do ta mbështeste një koalicion të tillë edhe me Albin Kurtin kryeministër, transmeton Klankosova.tv. “Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër. Natyrisht se ne do ta pranonim me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, tha Hoxhaj në Klan Kosova. Por nga ana tjetër, Rashit Qalaj, doli kundër Enver Hoxhajt sa i përket mundësisë së koalicionit PDK-VV. “Zotëri Hoxhaj është një personalitet i rëndësishëm në PDK. Meqenëse është në politikë që nga paslufta dhe ka qenë anëtar i PDK-së dhe bartës i funksioneve publike shumë të rëndësishme të këtij vendi”, u pati shprehur Qalaj mbrëmë në “Edicionin Special” të Klan Kosova. “Kam një respekt të madh për z. Hoxha, e dëgjova, e pashë emisionin, dhe i cili e dha një mendim personal në lidhje me koalicionin e mundshëm që sipas tij do ta përkrahte me Lëvizjen Vetëvendosje. Por ky nuk është qëndrim i organeve të partisë as i kryesisë, as i grupit parlamentar, as i këshillit drejtues. Është një qëndrim personal i z. Hoxha. Unë fare thjesht mund të them që as nuk do të ketë, as nuk ka koalicion me Lëvizjen VV”, deklaroi deputeti i betuar i PDK-së. “Absolutisht jo në asnjë mënyrë nuk do ta votoja”, tha tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.