Shqipëria synon rritjen e buxhetit për ushtrinë në 5% të BPB-së në 10 vitet e ardhshme NULL NULL 25.06.2025 23:46 25.06.2025 23:46 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka thënë se deri në vitin 2035 synojnë të alokojnë 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto çdo vit për mbrojtjen dhe Sigurinë. Hasani tha se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj NATO-s, duke kontribuar vazhdimisht si në aspektin politik, ashtu edhe në atë operacional për sigurinë kolektive të Aleancës. “Deri në vitin 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë — një hap i rëndësishëm në përmbushjen e përgjegjësive tona kombëtare dhe forcimin e sigurisë së përbashkët”, tha Hasani, transmeton Klankosova.tv. Ai komentoi edhe vendimin që Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, duke thënë se ky është një nder i madh për Shqipërinë. “Vendimi për organizimin e Samitit të NATO-s për herë të parë në Tiranë në vitin 2027 është një nder i madh për Shqipërinë, dhe një dëshmi e angazhimit dhe e rolit tonë strategjik në Aleancë”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Zelensky nënshkruan marrëveshje me KiE-në për themelimin e një tribunali për krime lufte 12 minuta më parë
Kosova Hoxhaj pro koalicionit me VV-në, Shala: Po mat pulsin e PDK-së që të kandidojë për kryetar të saj 19 minuta më parë
Kosova “Kam lindur milioner, e kam trashëguar nga familja”, deputeti Berisha flet për deklarimin e pasurisë 26 minuta më parë