Drejtori i CIA-s: Programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë (FOTO) NULL NULL 25.06.2025 23:32 25.06.2025 23:32 Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka deklaruar se agjencia që udhëheq ka “inteligjencë të besueshme” që tregon se programi bërthamor i Iranit është “dëmtuar rëndë” nga sulmet e fundit amerikane. Ratcliffe ka shkruar në X, se kjo përfshin “inteligjencë të re nga një burim apo metodë historikisht e besueshme dhe e saktë” që tregon se disa objekte kryesore bërthamore iraniane u shkatërruan. Sipas tij, do të duheshin disa vite që këto objekte të rindërtoheshin, transmeton Klankosova.tv. Më herët, Administrata e presidentit Donald Trump, e ka kundërshtuar kategorikisht një vlerësim të rrjedhur të inteligjencës i cili sugjeron se komponentët kryesorë të programit bërthamor të Iranit nuk janë shkatërruar dhe të cilat mund të rindërtohen brenda muajsh. Më parë në samitin e NATO-s, shefi i Shtëpisë së Bardhë, ka përsëritur pretendimin e tij se programi bërthamor ishte ‘zhdukur’. Derisa, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, kishte deklaruar se vlerësimi paraprak i Pentagonit ishte bërë me “besim të ulët” dhe sipas tij Agjencia Federale e Hetimit (FBI) po hetonte këtë rrjedhje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Zelensky nënshkruan marrëveshje me KiE-në për themelimin e një tribunali për krime lufte 2 minuta më parë
Kosova Hoxhaj pro koalicionit me VV-në, Shala: Po mat pulsin e PDK-së që të kandidojë për kryetar të saj 9 minuta më parë
Kosova “Kam lindur milioner, e kam trashëguar nga familja”, deputeti Berisha flet për deklarimin e pasurisë 17 minuta më parë