Koalicion i mundshëm me VV-në, Krasniqi: Me neve nuk munden, e kanë Listën Serbe NULL NULL 25.06.2025 22:17 25.06.2025 22:17 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës. Krasniqi u pyet rreth krijimit të numrave (shumicës) me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai u shpreh i prerë lidhur me këtë, duke kundërshtuar një koalicion bashkë me VV-në. “Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, tha Krasniqi në T7 transmeton Klankosova.tv. “Nuk ka mundësi, ne nuk e diskutojmë. Mendoj që dy palët e dimë që kemi distancë të mjaftueshme njëri nga tjetri që as mos me diskutu si opsion. E kan opsion Listën Serbe, nëse dëshirojnë mund ta bëjnë me ta shumicën”, shtoi Krasniqi. “Prej refuzimeve të tjera vetëm ai opsion ju ka mbetë”, pohoi Krasniqi. Derisa sot, për herën e 37-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 11 orë më parë
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 14 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 17 orë më parë