Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj thotë se do të kandidojë për kryetar të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme

NULL NULL
25.06.2025 21:55

Enver Hoxhaj e ka pohuar të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

“Kurdo që mbahen zgjedhjet unë do ta shqyrtoj me seriozitet kandidaturën time, por kurdo që mbahen zgjedhjet…zgjedhjet reale të PDK-së në cdo nivel”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Nëse më pyet se cila do të ishte platforma ime për një kryeminstër të PDK-së që do ta udhëhiqte vendin, unë e shoh mbrojtjen si prioritet të parë, e shoh sigurinë energjetike si prioritet të dytë, dhe shoh politikën e jashtme si prioritet të tretë”.

Ai foli gjerë e gjatë sonte në Rubikon rreth situatës në vend, dhe si e sheh rrugdaljen nga kriza aktuale politike dhe ajo, siç e konsideron ai, shtetërore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.