NATO ofron mbështetje për Ukrainën: Siguria e saj kontribuon në tonën NULL NULL 25.06.2025 21:23 25.06.2025 21:23 Samiti i NATO-s në Holandë Këtë të mërkure, në Hagë të Holandës është mbajtur Samiti i NATO-s, ku shtetet anëtare kanë dalë me një deklaratë të përbashkët. Në këtë deklaratë, aleatët thanë se riafirmojnë angazhimet e tyre që qëndrueshme për të ofruar mbështetje për Ukrainën. “Aleatët riafirmojnë angazhimet e tyre të qëndrueshme për të ofruar mbështetje për Ukrainën, siguria e së cilës kontribuon në tonën dhe, për këtë qëllim, do të përfshijnë kontribute direkte për mbrojtjen e Ukrainës dhe industrinë e saj të mbrojtjes në llogaritjen e shpenzimeve të mbrojtjes të aleatëve”. “Ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për të zgjeruar me shpejtësi bashkëpunimin transatlantik në industrinë e mbrojtjes dhe për të shfrytëzuar teknologjinë në zhvillim dhe frymën e inovacionit për të përparuar sigurinë tonë kolektive. Ne do të punojmë për të eliminuar pengesat tregtare në mbrojtje ndërmjet aleatëve dhe do të shfrytëzojmë partneritetet tona për të promovuar bashkëpunimin industrial të mbrojtjes”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv. Samiti i radhës në vitin 2026 do të mbahet në Turqi, kurse në vitin 2027, Tirana do të jetë nikoqire e radhës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëheqësit e BE-së takohen për të diskutuar sanksionet kundër Rusisë dhe për Lindjen e Mesme 4 minuta më parë