Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj befason: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2025 21:18

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka thënë se e mbështet një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai nuk komentoi nëse do ta mbështeste një koalicion të tillë edhe me Albin Kurtin kryeministër.

“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër. Natyrisht se ne do ta pranonim me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.

Ai dha edhe arsyet se pse do ta mbështeste një koalicion të tillë.

Dëgjoheni deklaratën e tij të plotë:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.