Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat punë mund të kryhen për 2 minutat e Kuvendit? “Flet” ChatGPT-ja (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2025 20:32

Më shumë kohë po iu duhet për t’u mbledhur se sa për ta kryer punën për të cilën po shkojnë në Kuvend.

Kështu, me shpalljen të mbyllur të seancës së të mërkurës, që zgjati veç 1 min e 55 sec, të zgjedhurit e popullit nga 9 shkurti, në organin ligjvënës e thyen një rekord, raporton Klan Kosova.

Seanca e së mërkurës rezulton të jetë më e shkurta në këto 37 tentime për ta konstituuar Kuvendin.

Por, çfarë punësh mund të kryhen për kaq pak kohë në jetën e përditshme?

Me një klik në Google Search jepen opsione se çka mund të bëjë një person për kaq kohë, bazuar edhe në atë që njihet si rregulli 2 minutësh.

Me këtë parim të David Allen nga metodologjia “Getting Things Done” synohet që të parandalohet që detyrat e vogla të mos grumbullohen dhe të bëhen të tepërta.

Ky rregull sugjeron që nëse një detyrë zgjat më pak se dy minuta për t’u përfunduar, ajo duhet të bëhet menjëherë në vend që të shtohet në një listë detyrash ose të planifikohet për më vonë.

Për këtë çështje përgjigje ka edhe aplikacioni ChatGPT.

Këtu sugjerohet që për kaq kohë mund të pastrohet një tavolinë, të mblidhen dhe palosen 2-3 rroba, të hidhen plehrat e vogla apo edhe të rregullohet shtrati në mënyrë të thjeshtuar.

Veç këtyre, për kohën sa zgjati seanca e 25 qershorit e Kuvendit të Kosovës, mund të kryhen një sërë punësh në kompjuter e në telefon, apo edhe të behën aktivitete me vetveten – ushtrime të frymëmarrjes, meditime, apo larje të fytyrës.

Për ata që i duan fort gjuhet e huaja, në 1 min e 55 sekonda mund të mësohen nga 5 deri në 10 fjalë të reja. Po kaq kohë kërkohet edhe për ta zgjidhur një ushtrim të thjeshtë matematikor. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.