“Qysh u bojshin fëmijët pa u la në luftë, qashtu tash çika e vogël…” (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 19:27 25.06.2025 19:27 Jeta në këto banesa nuk është vetëm sfidë ekonomike por dëshmi e sfidave të përvjetshme e të shumta. Në ndërtesat e banimit social të Komunës së Malishevës, ndajnë hapësirat e njëjta qindra familje por përveç kësaj, ata e kanë të njëjtin hall – çezmat pa asnjë pikë uji shumicën e kohës, raporton Kiks Kosova. Mungesa e ujit është shndërruar në një pengesë tashmë të dukshme e shqetësuese për ta. Jetesa për Fahrije Berishën, në pak metra katrorë të banesës së saj, është bërë e vështirë. Për Kiks Kosovën, ajo tha që madje edhe vajza e saj e madhe heziton të qëndrojë gjatë në banesë, shkaku që nuk ka ujë. 72 vjeçarja, e cila kujdeset natë e ditë jo vetëm për banesën e saj por edhe për korridorin e ndërtesës, ka filluar të lodhet nga kjo gjendje. Mungesa e ujit, atyre po ua vështirëson mbijetesën. Gjendjen në të cilën ndodhen, Berisha e krahason me kohën e luftës, kur edhe atëherë përballeshin me të njëjtin problem. E i vetmi dallim, tanimë është viti 2025. Shishet e kovat e mëdha me ujë, Fahrija thotë se i bartë vet përditë. Edhe për një nënë tjetër malishevase, problemi është bërë pengesë e madhe dhe e përditshme. Valmire Krasniqi, e cila e ka burrin e sëmurë, thotë se i duhet vetë asaj të merret me këtë problem, dhe zor që po ia del. Jo vetëm këto dy ndërtesa, por problemin me ujin e pijshëm e kanë pothuajse krejt qyteti i Malishevës e fshatrat e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025