Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez NULL NULL 25.06.2025 16:38 25.06.2025 16:38 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen. Gjatë këtij takimi mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez, u diskutua për zhvillimet politike në vend, për sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe për nevojën emergjente për formimin e institucioneve funksionale të vendit. ‘’Kryetari Abdixhiku shprehu qartë qëndrimet e LDK-së në raport me situatën aktuale, duke theksuar propozimin e LDK-së dhe nevojën për një Qeveri të Unitetit si zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza dhe për garantimin e stabilitetit institucional e politik në vend’’ thuhet në njoftimin e LDK-së transmeton Klankosova.tv. Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Për këtë, i pari i Lidhjes Demokratike, shprehu shqetësimin e tij për ndikimin negativ të këtyre masave në rrugën evropiane të vendit dhe theksoi se është koha që BE-ja të rishikojë dhe të heqë sanksionet ndaj Kosovës, si një hap i domosdoshëm për të përforcuar orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës. Ai falënderoi përfaqësuesin diplomatin nga Norvegjia për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj demokratik dhe institucional. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025