Tiranë: Futi me forcë një person në makinë, arrestohet i dyshuari (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 15:42 25.06.2025 15:42 Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka arrestuar një 34-vjeçar pasi e kishte futur me forcë në automjetin e tij, një qytetar tjetër. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se me të marrë informacionet zyrtarët policorë dolën për të hetuar rrethanat e rastit. “Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë”. “Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftim. Në fund shtohet se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shqipëria synon rritjen e buxhetit për ushtrinë në 5% të BPB-së në 10 vitet e ardhshme 25/06/2025
Kosova Kelmendi: Hoxhaj në Rubikon pro koalicionit me LVV-në, Memli në një studio tjetër kundër 25/06/2025