Për një vit u realizuan 523 incizime PET/CT në QKUK NULL NULL 25.06.2025 14:30 25.06.2025 14:30 Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se për një vit janë realizuar 523 incizime PET/CT, kështu duke i mundësuar qindra pacientëve që ta marrin këtë shërbim pa pagesë. Në njoftimin e lëshuar se sot janë bërë një vit që nga fillimi i ofrimit të shërbimit me aparaturën PET/CT në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Përveç lehtësimit të madh financiar për qytetarët, ky shërbim është një avancim domethënës në diagnostikimin e saktë dhe në kohë, veçanërisht në fushën e onkologjisë. Ky shërbim modern u bë i mundur falë angazhimit të Fondacionit ‘Jahjaga’, me përkrahjen e çmuar të Fondacionit ‘Al Walid’ nga Arabia Saudite”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. ShSKUK shton se që nga fillimi i instalimit të aparaturës në shkurt 2024, ShSKUK ka organizuar trajnime intensive për personelin mjekësor, përfshirë katër javë trajnim për stafin e mesëm, si dhe trajnime disa javore e mujore për specialistët e Mjekësisë Nukleare në Hungari, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Ndërhyrjet estetike, Qenaj - Sejdiu: Krahasimi online është një ndër faktorët më toksikë për shëndetin mendor 25/06/2025