Pumo: Predhat serbe vrasin ushtarë rusë (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 14:02 25.06.2025 14:02 Opinionisti Misha Pumo, tha në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se shërbimi sekret rus ka publikuar dje një raport zyrtar ku thuhet se “Serbia vazhdon të tregtojë armë dhe municione që përfundojnë në Ukrainë, dhe sipas tij predhat serbe kanë vrarë ushtarë rusë. “Shërbimi sekret rus, sërish në mënyrë zyrtare, ka publikuar një raport dje dhe ka deklaruar se Serbia vazhdon të tregtojë armë dhe municione, të cilat më pas përfundojnë në Ukrainë. “Ata e dinë shumë mirë se ku përfundojnë ato predha. Ata nuk e lanë të nënkuptohet, por deklaruan qartë, se predhat serbe po vrasin ushtarë rusë”, tha ai. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 6 minuta më parë
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 3 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 6 orë më parë