Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Burgim i përjetshëm për autorët e vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

NULL NULL
25.06.2025 13:37

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot shpalli vendimin për të pandehurit në rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit.

Burgim i përjetshëm iu shqiptua Bore Videvskit, Velibor Manevit, Vlatko Keshishevit dhe Ljupço Palevskit.

Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, u lirua nga akuzat sepse Prokuroria nuk arriti të provonte përfshirjen e tij në këtë rast.

Të miturit Vanja dhe Pançe nga Velesi u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, dhe më 3 dhjetor 2023, ata u gjetën të vdekur pranë Shkupit dhe Velesit.

Sipas aktakuzës të pandehurit së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim, raporton Alsat-M, transmeton Klankosova.tv.

Rrëmbimi i Pançe Zhezovski në Veles, sipas aktakuzës, ishte me qëllim që ta detyronte atë t’u jepte automjetin e tij Citroen në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.